Lajmet e fundit

Konjufca dhe Dërguti nuk u paraqitën në polici, iu caktohet masa e arrestit shtëpiak

Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti – të dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, tani të pandehur për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, nuk ishin paraqitur në polici kur ishin ftuar. Tani Gjykata Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 15 ditësh.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore, thuhet se masa e arrestit shtëpiak është caktuar në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 paragrafi 1, nënparagrafi 1.2.3 të KPPK’së.

Kjo është komunikata e plotë e dërguar nga Gjykata Themelore.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda në çështjen penale ndaj tani të pandehurve Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale:Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK dhe Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1 të KPK, pas njoftimit se këta të pandehur nuk kanë respektuar masën e sigurisë –paraqitje në Stacion Policor,masë kjo e caktuar sipas Aktvendimit PPRKR.nr.538/15 të dt.15.12.2015, vendosi për ndryshimin e masës ashtu që kundër të pandehurve Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti të caktohet masa e arrestit shtëpiak e cila do të llogaritet prej datës 30.12.2015 deri më dt. 14.01.2016.

Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2.3 të KPPK-së .

Leave a Reply

Your email address will not be published.