Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Glauk Konjufca, ka komentuar qëndrimin e deputetit të kësaj lëvizje, Ilir Deda.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Glauk Konjufca, ka komentuar qëndrimin e deputetit të kësaj lëvizje, Ilir Deda, i cili ka kundërshtuar veprimet e partive opozitare për bllokim të Kuvendit të Kosovës.
Konjufca ka vlerësuar si të natyrshme që të ketë dallime në mënyrën e shprehjes së pakënaqësive, por ka thënë se edhe Ilir Deda është kundër “Zajednicës”, siç po e quan opozita marrëveshjen për Asociacionin.
I pyetur nga gazetarët të enjten, nëse Deda do të përjashtohet nga Vetëvendosje, Konjofuca ka hezituar të jap ndonjë përgjigjje konkrete.
“Mënyrën se si shprehet pakënaqësia, mund të ketë dallime edhe në opozitë në përgjithësi, mirëpo sa i përket përmbajtjes konceptuale, Ilir Deda është kundër ‘Zajedincës’ dhe është më mirë ta pyesni atë pse është kundër saj”, ka thënë Konjufca, raporton lajmi.net.
Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda ka kundërshtuar veprimin e opozitës për sulm me vezë ndaj kryeministrit Mustafa si dhe bllokimin e seancave të Kuvendit.
Ai madje këto veprime i ka quajtur si “non sens”./lajmi.net/