Në lidhje telefonike për emisionin Rrokum Roll të televizionit Rrokum, ishte shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca.
Për deklaratat e Kryeministrit Mustafa dhe zavendësit të tij,z. Thaci, mbas takimit me presidenten e vendit, z.Atifete Jahjaga, Konjufca tha se “pushteti qeveritar po don me minimizue krizen politike”.
“Për mos me ardh deri në momentin kur marrëveshjet ma nuk zhbahen, na po propozojmë me i diskutue këto marrëveshje, e nëse nuk bahet asgja ne drejtim te kesaj cashtje, zgjidhja tjeter asht rrximi i Qeverise”.
“Zoja Jahjaga e ka me Kushtetute të caktueme per me e ruejt stabilitetin në institucionet e vendit, po z. Jahjaga nuk e ka krye kete pune, dhe i ka qendrue ne krah qeverisë. Nese kerkush prej neve nuk e perfaqeson popullin ne totalitet, Presidentja e ka. Presidentja asht dasht me qene për Referendum”, vlerësoi Konjufca.
“Na kemi vendos me mbajt takim me Presidenten vetem me i tregue se nuk e ka mire, dhe me e lut qe te reagoj rreth kesaj situate te krijueme”, tha Konjufca rreth pyetjes se për çka ka me u diskutue nesër në takimin mes Presidentes dhe partive opozitare.
https://www.youtube.com/watch?v=FfQIPMGVsAE