Lajmet e fundit

Konjufca: Sharja e zhveshi Veselin nga roli (VIDEO)

E mbylli mikrofonin pa e përfunduar fjalinë, por mimika e tradhtoi kryekuvendarin, Kadri Veseli, kur iu drejtua deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila paraprakisht e quajti kriminel.

Për këtë Veseli kërkoi falje menjëherë, përmes Facebookut, duke thënë se pendohej për fjalorin që i rrëshqiti si pasojë e lodhjes.

Por pavarësisht situatës, analisti kosovar, Halil Matoshi, nuk po e arsyeton këtë gjuhë të Veselit, për të cilën tha se është skandaloze.

Megjithatë, Matoshi thotë se ofendimet e fyerjet mes politikanëve nuk janë diçka e re pasi që kjo gjuhë kishte filluar qysh me koalicionin VLAN.

Kurse për Shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, fjalori i Veselit e zhveshi atë nga aktrimi i tij i përditshëm.

Konjufca thotë se tash Veselit i mbetet të bëjë vetëm një gjë, e ajo është të japë dorëheqje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.