Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcka, ka deklaruar se pushteti është duke tentuar ta zhdukë opozitën.
Ai ka thënë se do të ketë protestë gjithë-popullore për rrëzimin e Qeverisë, nëse opozita përjashtohet nga mbajtja e seancave në Kuvend.
“Ne do ti kthehemi popullit. Protestë gjithëpopullore për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se protestat nuk do të ndalen deri sa “Qeveria që nuk po merr vesh të largohet”.