Lajmet e fundit

Konjufca: Vendosmëria jonë, ta pamundësojmë punën në Kuvend

Deputeti i Kuvendit nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në  një bisede për Rrokum Tv ka bërë me dije se nuk do të tërhiqen si Opozitë.

Ai ka thënë se janë të vendosur që të mos lënë zhvillimin e seancave, transmeton Gazeta Blic.

“Vendosmëria jonë është që ta pamundësojmë punën në Kuvend, ngase me këto marrëveshje është bërë punë e dëmshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj.

Konjufca ka shtuar se marrëveshje të tilla që janë vlerësuar të jenë të dëmshme, në shumë shtete janë tërhjekur, ku ka nënvizuar Shqipërinë si një shembull.

“Edhe në Shqipëri është tërhequr marreveshja për demarkacion të ujrave. Është  vlerësuar  si e  dëmshme dhe është hedhur poshtë, ka thënë ai. /Gazeta Blic

Leave a Reply

Your email address will not be published.