Lajmet e fundit

Kontrabandë e korrupsion edhe në burgjet tona (Video)

Kontrabanda dhe korrupsioni janë dy prej problemeve me të cilat është duke u ballafaquar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas një raporti të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për Inspektimin e Punës në Shërbimin Korrektues të Kosovës, statistikat tregojnë nivel të lartë të kontrabandës, përkundër angazhimeve të shumta dhe rezultateve në parandalimin e kontrabandës.

Në raport thuhet se problemi më i madh paraqitet futja e telefonave mobilë dhe përdorimi i tyre, futja e narkotikëve si dhe gjësendeve tjera.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka thënë për Tribuna Channel përmes e-mailit se ky Shërbim përballet me kontrabandë.

“Është e vërtetë se Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke u ballafaquar me dukurinë e gjetjes së gjerave të palejuara (kontrabandë) brenda Institucioneve Korrektuese. Por në koordinim me Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, Policinë e Kosovës si dhe organet tjera për sundim te ligjit, jemi duke i luftuar”, ka shkruar Zogaj.

Ai tha se këtë vit kanë dërguar një numër të konsiderueshëm të rasteve për hetim të mëtutjeshëm në Policinë e Kosovës nëpër regjione por edhe në nivel qendror.

Hetimet për këto raste, sipas Zogajt, janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokuroritë Themelore dhe ajo Speciale, për të cilat tha se presin rezultate konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.