Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, znj Teuta Haxhiu edhe pse e ka lëshuar ditarin nga duart e saja, ajo në asnjë mënyrë nuk i ktheu shpinën as shkollës ku ishte mësimdhënëse para angazhimeve të saja politike e aq më pak nxënësve të regjionit prej nga vjen.
Këtë më së miri e dëshmon iniciativa e saj për përmirësimin e mirëqenes në Shkollën e Mesme “ Dy dëshmorët “, në fshatin Sheremetaj.
Cila është iniciativa e saj e fundit, Agjencia e Lajmeve Shqip.Press” sjellë rrëfimin e saj
“ E nderuar sa i përket invesitimit në Shkollën e Mesme të Ulët ” Dy Deshmorët “, në fshatin Sheremetaj komuna e Gjakovës.
Në këtë shkollë kam filluar të punojë më 1 shtatorë 1991.
Këtë vitë nuk jam duke punuar për shkak të angazhimeve politike, meqë isha në dy komisione funksionale në Kuvendin e Kosovës.
Emri mësuese është shumë i madhë për mua, më bënë shumë krenare.
Andaj meqë fundi i vitit pra qershori i këtij viti ishte koha kur unë vendosa të lë ditarin, disa nxënës e kuptuan dhe vërtetë aq keq u ndiva kur filluan të qajne posa hyra në klasë, dhe kur kuptova më bënë edhe mua të qajë.
Por në atë kohë unë ju premtova që do të jem afër jush, do të ju vizitoj kohë pas kohe, dhe ju premtova që do të vazhdoj të jap kontributin tim për ta. Premtova një fushë sporti.
Shkolla është e ndërtuar në vitin 1968, investime shumë pak janë bërë për aq sa ka nevojë kjo shkollë.
Vite më parë me iniciativën time investim i Komunës në Qeverisjen e AAK-së në krye me z. Pal Lekajn, janë ndërruar dritaret të cilat kanë qenë që nga 1968-ta.
Pra tani me këtë rregullim të fushës së sportit u mundësohet nxënësve që për herë të parë që nga ndërtimi i kësaj shkolle të mbahet ora e edukatës sportive në kushte normale. ngase vërtetë ora e edukates fizike për nxenësit e shkollës sonë, ka qenë e pa mundur të mbahej në një terren prej vjeshtës e deri në pranvere, ngase grumbulloheshin ujërat dhe ishte krejt jashtë funksionit.
Në bisedë me drejtorin e shkollës për këtë shqetësim, u dakorduam të bëjmë projektin, dhe këtë na e punoj falas një prind Selim Golaj të cilin do të doja ta falendëroja shumë.
Unë bisedova me Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Shala, i cili më mirëkuptoj dhe më bëri të mundur që këtë vit, ashtu sic ju premtova nxënësve të kryejmë fushën e sportit, gjithësesi edhe ai meriton një falendërim.
Një gjë që duhet sqaruar është që në këtë shkollë i vijojnë mësimet nxënësit nga : Dobroshi, Pacaj, Sheremet, Dallashaj dhe Rracaj “ ka thënë deputetja Haxhiu.
Ajo më tej ka thënë se shkolla mban emrin e dy Dëshmorëve të Kombit. Hysen Arifi, që ishte edhe mësues në këtë shkollë dhe Vezir Ademaj i cili u kthye nga gurbeti për të mbrojtur vendin e tij.
“ Gjithashtu të vrarë nga kriminelët e Serbisë mbetën edhe mesueseit Zenel Pajaziti, Imer Beqaj, Beqir Selmanaj, Rexhep Sadrija, Muharrem Xhemajlaj.
Me një fjalë, çdo fshat i përmedur më lartë ka lapidarët e të vrarëve që janë të ngritur me kontributin e këtyre fshatrave.
Dhe në Mejë, aty prap së bashku pushojnë 374 të vrarë nga kriminelët e Serbisë.
Pra shumë fëmijë na mbetën jetim, plagë që nuk shërohen kurrë!
Andaj ndihem shumë krenare për aq sa mund ta kthejë buzëqeshjen e femijëve gjegjësishtë nxënësve të shkollës.
sone.
Nuk do të ndalem në asnjë moment për të kërkuar që të investohet në këtë anë, por edhe në secilën shkollë ku ka nevojë.
Të investosh në arsim, është investim në të ardhmen e vendit tonë! “ është shprehur Haxhiu.