Lajmet e fundit

Kosova afër disfatës: Rifuqizohet UNMIK-u?! (Video)

Burime diplomatike në New York, kanë bërë të ditur për RTV Dukagjinin se në komitetet funksionale të Asamblesë së Përgjithshme po miratohet plani për riorganizimin e UNMIK-ut.

Ky riorganizim përfshin kthimin e kompetencave që nga UNMIK-u i janë bartur EULEX-it, në kohën kur misioni evropian që vendosur në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

Kësisoj, plani që tashmë ka kaluar disa komitete dhe pritet që në prill ose maj të kaloj edhe atë për buxhet, do të mundësoj që prej qershorit të këtij viti UNMIK-i të krijoj Departamentin për Sundimin e Ligjit dhe Shërbime Korrektuese.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se kjo nënkupton heqje të kompetencave për sundimin e ligjit nga EULEX-i por jo domosdoshmërish shuarjen e këtij misioni evropian pasi që në procesin e rikonstruktimit ai mund të bartë mandatin për këshillim dhe mentorim të institucioneve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës gjegjësisht kryeministri Isa Mustafa, ministri i jashtëm Hashim Thaçi, ai i punëve të brendshme Skënder Hyseni dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi janë në njohuri të këtij zhvillimi në OKB por ende nuk kanë pasur asnjë qëndrim publik.

Derisa institucionet e Kosovës heshtin, misioni i UNMIK-ut në Kosovë, javë më parë ka marrë hapësira të reja për vendosjen e stafit.

Rifuqizimi i UNMIK-ut do të nënkuptonte zbehje të dukshme të shtetësisë së Kosovës dhe krijimin e një rendi të ri juridik në vend.

https://www.youtube.com/watch?v=G4kCgrpkMhA

Leave a Reply

Your email address will not be published.