Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, sot ka pritur ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, Najeeb A. Al-Bader.
Ambasadorin Najeeb A. Al-Bader, zëvendëskryeministri Thaçi e ka falënderuar për përkrahjen që Kuvajti po jep për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe së bashku kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në rrafshin ekonomik.
Zëvendëskryeministri Thaçi dhe ambasadori Al-Bader kanë diskutuar edhe për marrëveshjen për Komitetin e Përbashkët të Bashkëpunimit dhe marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve, që tashmë janë finalizuar. Por, edhe për disa marrëveshje të tjera për bashkëpunim ndërshtetëror në bujqësi dhe arsim.