Kur Kosova pati aplikuar për anëtarësim në UNESCO, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, shtetin kandidat e patë krahasuar me organizatën terroriste ISIS.
E kur aplikimi përfundoi pa rezultatin e kërkuar, shefi i diplomacisë Kosovare, Hashim Thaçi, tha se Serbinë në votimin kundër Kosovës e përkrahu Siria e Bashar Al Asadit, që sipas tij, vret fëmijë.
Në kësi niveli ra fjalori i politikanëve nga dy shtetet që dialogojnë tash e sa vite në Bruksel në një proces që mendohet se do sjellë normalizim marrëdhëniesh.
Por ky normalizim, sipas deputetit Nenad Rashiq,vështirë se ndodh derisa dialogu është në krizë, njofton Klan Kosova.
Ndërsa për pajtimin e dy popujve vështirë të flitet në kësi situate.
Madje në funksion të pajtimit Rashiq propozon të ketë ridizajnim të marrëveshjeve, sidomos asaj të 25 gushtit ku parashihet themelimi I Asociacionit, që Kosovën e ka futur në krizë politike.