Ministri për Integrime Evropian, Bekim Ҫollaku ka deklaruar se Kosova është gati për liberalizimin e vizave së shpejti.
“Peticioni thërret të gjithë ata që kanë dorë në këtë punë të bëjnë më shumë për vendin. Kosova i ka plotësuar kushtet teknikisht për liberalizim të vizave” tha Çollaku.
Ai u deklarua kështu derisa i’u dorëzua peticioni me mbi 50.000 nënshkrime që janë mbledhur për fushatën për liberalizim të vizave nga Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij.
Ministri Çollaku tha se në vitin 2016 pritet që të përfundojë liberalizimi i vizave.