Lajmet e fundit

Kosova ia nisi me fitore kundër Serbisë

Mundësi nga Kosova, Endrit Gashi ka mpopshtur përfaqësuesin e Serbisë në xhiron e parë të kampionatit ballkanik që po mbahet në Bursa të Turqisë.

Kampionati ballkanik në mundje për kadet ka nisur mbarë për mundësit e Republikës së Kosovës, pasi garuesi Endrit Gashi shënoi fitore të madhe ndaj serbit, Filip Papiq. Mundësi kosovar e mposhti garuesin serb me “tush” në kuadër të xhiros së parë të garave.

Fitorja e tij u prit me entuzuazëm të madh edhe në tribuna.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, sepse munda nje serb, tash edhe me humb nuk do të merzitëm”, tha Gashi.

Trajneri i tij, Blerim Fejza deklaroi se e kishte parandjerë një fiitore të tillë.

Fitores së Gashit i janë gëzuar edhe mundësit shqiptar nga Maqedonia dhe Shqipëria./Sporti1.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.