Lajmet e fundit

“Kosova ka një sfidë të re: mungesën e demokracisë dhe lirisë”

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se tani, pas dy marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi, Kosova ka një tjetër sfidë: atë të përballjes me mungesën e lirisë dhe demokracisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një intervistë, paksa të pazakontë, për Zona B të Baton Haxhiut, ka folur për gjendjen politike dhe shoqërore në Kosovë, “shmangien” e tij nga organet e rendit, veprimet e tij dhe ato të opozitës – përfshirë skenën kur ai nxjerr nga vetura një zyrtar të shtetit, për “fashistët” – siç i quan ai Hashim Thaçin e Isa Mustafën dhe për “shqiptarët budallë” që po po kryejnë veprime antikombëtare duke sulmuar serbët dhe objektet fetare e kulturore të këtyre të fundit.

Molliqaj ka thënë se nuk ka asnjë ftesë nga Policia e Kosovës, prandaj teknikisht nuk është duke u fshehur, ndërsa të gjitha zhvillimet e fundit në vend ia atriubon politikave të Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Krejt çka ka ndodhur në Kosovë këta dy muajt e fundit është rezultat i dy marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën – për Asociacinin dhe Demarkacionin”.

Sipas tij, këto zhvillime, kanë nxjerrë në sipërfaqe mungesën e demokracisë dhe lirisë në vend, që është sfidë tjetër pas atyre të marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi.

“Në Kosovë këto dy marrëveshje kanë nxjerrë diçka të re në sipërfaqe: mungesën e demokracisë dhe lirisë”.

“Besoj fuqishëm se demokracinë dhe lirinë nuk e rrezikon protesta – opozita, kudo në botë, por ato gjithmonë rrezikohen nga pushteti”, njofton Klan Kosova.

“Kosova tash ka një sfidë të re, veç dy marrëveshjeve: betejën me demokracinë dhe lirinë. Si shoqëri jemi para sfidës: a do të pranojmë që do të arrestohen më shumë se gjysma e deputetëve të opozitës? A do të lejojmë që të thyhen zyrat e partisë më të madhe opozitare në vend, për ta arrestuar një deputet, i cili tash është në arrest shtëpiak”. /klankosova.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.