Lajmet e fundit

Kosova ka suspenduar dispozitën për letërnjoftimet e Serbisë

Dispozita e autoriteteve të Kosovës për ndalimin e hyrjes në Kosovë me letërnjoftimet e Serbisë të qytetarëve që kanë vendbanim në Kosovë, është suspenduar, ka deklaruar sot zëvendësministri kosovar i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq.

Siç njofton portali Kossev, Radojeviq ka thënë se vendimi për letërnjoftimet e Serbisë është suspenduar dhe se për këtë janë njoftuar pjesëtarët e Policisë në të gjitha vendkalimet kufitare, transmeton Koha.net.

Dje, ministrja për dialog, Edita Tahiri, përmes një kumtese zyrtare kishte njoftuar se në Kosovë nuk mund të hyjnë qytetarët e saj që kanë letërnjoftime të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.