Lajmet e fundit

Kosova larg vendeve të pa korruptuara

folQeverisja në Kosovë nuk është në nivelin eperfeksionit dhe se duhet të veprohet më mirë. E sa i përket korrupsionit, Kosova është larg vendeve të cilat konsiderohen të pa korruptuara. Kështu pohoi ambasadori i Kanadasë në Kroaci, Daniel Maksymiuk, në një konferencë për media, ku Lëvizja FOL, publikoi hulumtimin “Korrupsioni në Institucionet e Kujdesit Shëndetësor Publik në Kosovë”, si dhe prezantimi i Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion.
Maksymiuk nuk preferoi të flas për këndvështrimet e tij sa i përket qeverisjes në Kosovë dhe gjendjes aktuale politike, duke pohuar se tani për tani vendi gjendet në një moment të ndjeshëm dhe se ai është për një vizitë të shkurtër në Kosovë.
Petrit Zogaj nga Lëvizja “Fol”, tha se shëndetësia mbetet ndër problemet kryesore.
Furtuna Sheremeti e cila bëri prezantimin e të gjeturave të këtij raporti , tha se nga hulumtimi shihet se Qendrat e mjekësisë familjare, kanë qenë institucionet më të vizituara, me të cilat qendra respodentet kanë qenë më të kënaqur. Ndërsa për nivelin e korrupsionit në shëndetësi, sipas saj ata më së shumti fajësojnë stafin mjekësor dhe pastaj qeverinëe vendit.
Hulumtimi “Korrupsioni në Institucionet e Kujdesit Shëndetësor Publik në Kosovë”, si dhe prezantimi i Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion, është përkrahur nga Qeveria kanadeze./KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published.