Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së përmes një prononcimi për Megapress ka thënë se dialogu i dyanshëm është e vetmja mundësi për të dalë nga kriza.
“E kame theksuar se dialogu i dyanshëm është e vetmja mundësi me dalë nga kriza aktuale, askush nuk duhet të barrikadohet në qëndrime personale apo të agjendave të ngushta politike”, ka thënë Zemaj.
Armend Zemaj ka thënë se përveç opozitës e cila duhet t’ju kthehet institucioneve, ai ka kritikuar edhe mazhorancën e cila sipas deputetit është e obliguar të reflektoj ndaj gjendjes së krijuar.
“Interesi i përgjithshëm është zhvillimi i vendit, ndërsa pushteti është kalimtar. Opozita duhet t’ju kthehet institucioneve dhe të paraqesin qëndrimet e tyre, ndërsa mazhoranca është e obliguar të reflektoj ndaj gjendjes së krijuar”, përfundon Zemaj për Megapress.
Në anën tjetër dihen qëndrimet e Opozitës të cilët kanë theksuar se nuk do të zbrapren nga qëndrimet e tyre deri në tërheqjen përfundimtare të nënshkrimeve nga marrëveshjet për “Zajednicën” dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Si rrjedhojë e kësaj situata është keqësuar dhe Kosova por rrezikon të gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme pas arrestimit të deputetit Albin Kurti dhe suspendimit e arrestimit të deputetëve të Opozitës në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës.
Opozita pas gjithë kësaj vazhdon të këmbëngulë se nuk ka kurrfarë dialogu dhe normalizim të gjendjes në Kosovë pa tërheqjen e marrëveshjeve, ajo sërish, me gjasë do të vazhdojë të bllokojë seancat parlamentare duke thirrur edhe protesta masive.