Lajmet e fundit

Kosova në UNESCO, serbët protestojnë te Ura e Ibrit

Studentët e të ashtuquajturit Universitet i Prishtinës me seli në pjesën veriore të Mitrovicës kanë paralajmëruar protestë për sot në mesditë në Mitrovicë. Këta studentë do të protestojnë me moton “Jo Kosova në UNESCO”, përcjell Republika.info.

Protesta do të mbahet në sheshin “Vëllezërit Miliq” në afërsi të urës qendrore të Ibrit me fillim në ora 12:44 (simbolikisht për shkak të Rezolutës 1244).

Studentët gjithashtu u kanë bërë thirrje qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve publike dhe komunale që t’iu bashkohen në protestë.

Në seancën plenare të borditEkzekutiv të UNESCO-s sot do të duhej të votohet për propozimin e pranimit të Kosovës në këtë organizatë shumë të rëndësishme. Vendimi përfundimtar do të merret në konferencën Gjenerale, mirëpo nëse sot vendimi është pozitiv, atëherë pranimi është i sigurt.

Në anën tjetër Serbia i ka ftuar anëtarët e UNESCO-s që këtë kërkesë ta refuzojnë. Në bordit Ekzekutiv janë 58 shtete nga të cilat 32 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, derisa rreth 20 e kanë përkrahur kërkesën e Shqipërisë, si vend propozues për Kosovën.

Në rast se kalon sot propozimi, vula kryesore pranimit të Kosovës do t’i vendoset në konferencën Gjenerale të UNESCO-s që mbahet nga 3 deri më 18 nëntor, ku vendoset me dy të tretat ndërmjet 195 shteteve anëtare, nga të cilat 111 e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.