Lajmet e fundit

Kosova nuk do të pyetet për mandatin e Speciales

Kosova ka hequr dorë nga e drejta për t’ia përmbyllur kurdo mandatin Gjykatës Speciale, të cilën formalisht e ka themeluar vetë, shkruan sot Koha Ditore.

Një organ i Bashkimit Evropian do të vendosë për jetëgjatësinë e këtij mekanizmi të drejtësisë.

E dhëna është precizuar në draftin e marrëveshjes së dakorduar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Holandës, një kopje të së cilës e ka siguruar edhe “Koha Ditore” të enjten.

Dokumenti që ka 28 faqe, e përcakton Holandën si shtet nikoqir ku do ta ketë selinë Gjykata që do të trajtojë pretendimet për krime që mund t’i kenë kryer pjesëtarë të UÇK-së, e që janë ngritur në një raport të Këshillit të Evropës, autor i të cilit është senatori Dick Marty.

Në gjithë draftin, Speciales i është referuar si Institucion Gjyqësor i Specializuar i Rilokuar i Kosovës (IGjSRK, shkurtesë e vënë nga gazeta).

Drafti i marrëveshjes trajton shumë aspekte të funksionimit të Speciales jashtë Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.