Për ta pasur më të qartë se si ka funksionuar votimi, do të mund ta shtjellonim në këtë formë:
Së pari, UNESCO ka 195 shtete anëtare.
Kosova, që të siguronte hyrjen në këtë organizatë duhet të siguronte votën e 2/3 të shteteve pjesëmarrëse në votim.
Secili vend ka mundur të vendosë që të marrë pjesë ose të mos marrë pjesë në seancën ku është votuar.
Gjithashtu, nga llogaritja e 2/3 bien edhe vendet që abstenojnë.
Pra, për ta thjeshtësuar, hipotetikisht, nëse nga 195 vendet pjesëmarrëse, 5 zgjedhin të mos marrin pjesë fare në seancë, kurse 40 zgjedhin që të abstenojnë, na mbesin 150 vende.
Kosova do duhej që të siguronte 2/3 e 150 vendeve që kanë zgjedhur që të marrin pjesë në votim, pra, 5 jo-pjesëmarrëset dhe 40 abstenuesit bien nga loja.
Kështu, nëse për Kosovën, marrim shembull, do të votonin pro edhe 3 vende nga abstenuesit, p.sh. 3 shtete që e kanë njohur Kosovën – Japonia, Polonia e Egjipti, Kosova do të siguronte 95 vota, por në atë rast, jo edhe 2/3, shkruan lajmi.net.
Kjo pasi që, 3 abstenuesit do të hynin në lojë dhe do të llogariteshin si 3 votues më shumë, duke e dërguar numrin total të votuesve në 145. 2/3 e 145 është 97. Në këtë rast, do duhej që 2 shtete që kanë votuar kundër Kosovës të votonin pro, që Kosova të shkonte me 97 vota. Pra, 3 nga abstenuesit, 2 nga kundër Serbia që do dilnin në 2 pro, i bie që në këtë rast, Kosova nuk do ta siguronte anëtarësimin për 7 vota.
Skenari i vetëm kur Kosova me 50 vota kundër do të mund të siguronte anëtarësimin, është me 100 vota pro e 150 pjesëmarrës.
Realisht, Kosovës do i duheshin edhe 8 vota nga abstenuesit, që të mund të anëtarësohej.
Kurse, skenari i vetëm kur Kosova do të mund të anëtarësohej me 95 vota, është sikur 3 shtete që kanë votuar kundër pranimit të votonin pro, duke i larguar kështu 3 vota Serbisë e duke i shtuar 3 Kosovës.
Edhe në këtë skenar, Kosova i bie se nuk ka arritur që të anëtarësohet për 6 vota.
Si përfundim, në cilindo variant, Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO, i janë dashur më shumë se 3 vota, për të cilat thuhet se i kanë munguar.