Lajmet e fundit

Kosova s’ka Ministër të Punëve të Brendshme!!!

Ndonëse cenimi i rendit publik është problemi kryesorë i Kosovës tash e disa muaj për shkak të tensioneve politike, ministri i Punëve të Brendshëm, Skënder Hysenit, as që merr mundin të flas rreth këtij problemi, duke ia lënë kështu krejt barrën mbi supe vetëm Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, edhe shumica e çështjeve të adresuara në konkluzionet e Këshillit Evropian ndërlidhen direkt me fushëveprimtarinë e dikasterit që Hyseni drejton dhe atë tash është problem edhe për ta kontaktuar, se lëre më që lodhet të flas vetë.

Indeksonline ka provuar që të kontaktoj ministrin Hyseni, por kontakti me të ishte i pamundur.

Hyseni kishte shpresë të madhe se Kosova do të merrte raport pozitiv për liberalizimin e vizave këtë javë. Ai kishte shkruar të dielën e kaluar se pret që Kosova vitin e ardhshëm të jetë pjesë e shteteve që lëvizin pa viza nëpër Evropë.

“Puna e madhe që kemi bërë, e që ka rezultuar me plotësimin e tërësishëm të kritereve nga udhërrëfyesi, na jep çdo të drejtë të besojmë se rekomandimi për vizat, që pritet gjatë javës që po hyjmë, do të jetë pozitiv, në mënyrë që vitin e ardhshëm edhe kosovarët të mund të udhëtojmë pa viza në Evropë”, kishte shkruar Hyseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.