Kryetari i asociacionit për mbështetje Arsim dhe Aftësim Profesional. Shkelzim Murtezi po qëndron në Bruksel në konferencën e cila po mbahet atje ku me që rast Kosova u anëtarësua në Asociacionin Europian. Dhe u arritën bashkëpunime të ndryshme me Austrinë dhe Gjermanin për mbështetjen e studentëve nga Kosova
Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë dërguar mediave nga Brukseli.
Te Nderuar Qytetar te Republikës se Kosovës,
Ne mbledhjen e Asociacionit Evropianë te Institucioneve për Arsim dhe Aftësim Profesional ne Bruksel, zyrtarisht Presidenti i saje z. Werner Sigmar ua dorëzojë Kryetarit te Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional te Republikës se Kosovës z. Shkelzim Murtezi, Certifikatën e Anëtarësimit te Republikës se Kosovës ne Asociacionin Evropianë.
Presidenti i EVBB-se z. Werner Sigmar njoftoje asamblenë e përgjithshme qe ne Prill 2015, Presidiumi i EVBB-se ka pranuar kërkesën e Kosovës dhe ka vendosur duke votuar për Anëtarësimin e Kosovës, aj njoftoje qe Presidiumi ka par prezantimin e z. Murtezi për Kosovën dhe qe te gjithë anëtarët e Presidiumit kane qene pozitivisht shume te befasuar me progresin qe ka bere Kosova brenda pak vite, pastaj ia dha fjalën z. Murtezi qe ta prezanton Asociacionin e Kosovës për AAP.
Kryetari i AMAAP-it z.Shkelzim Murtezi mbajti një fjalim para asamblesë përgjithshëm te Asociacionit Evropianë duke e njoftuar Asamblenë e përgjithshme për progresin e bere ne Kosove pas përfundimit te luftës si dhe për planet dhe veprimet e Asociacionit për te ardhmen dhe theksoje qe ai është krenar qe Presidiumi te Asociacionit Evropianë ka votuar për anëtarësimin Republikës se Kosovës dhe tani jemi anëtar i barabarte i Asociacionit Evropianë dhe se bashku ne partneritet do ta çojmë arsimin profesional ne Kosove dhe qe eshte i bindur qe do arrijmë projekte te përbashkëta mes institucioneve te Kosovës dhe institucioneve evropianë ne fushën e avancimit te arsimit dhe aftësimit profesional.
Njoftojmë gjithe qytetaret se kemi zhvilluar bisedime intensive me secilin shtet anëtarë gjate mbledhjes se Asamblesë përgjithshme qe cila ka zgjatur deri ne oret e vona duke kaluar pastaj me nje dark te perbashket ku janë intensivuar me tutje bisedimet direkte mes AMAAP-it dhe Institucionet e shteteve te ndryshme.
Asociacioni i Austrisë për AAP ofroje mbështetjen e plot dhe mundësi konkrete siç janë 1. Mundësia e bërjes se Praktikes ne Austri për Student Kosovar, 2. Shkëmbim Studenteve, 3. Shfrytëzimi i Qendrave te Trajnimeve 4. Bërja e Specializimeve ne Austri edhe ne fushën Medicinale, Teknike, Turistike,
Me Kryetarin e Asociacionit te Gjermanisë, jemi dakorduar për këto mundësi konkrete 1. Shkëmbim studenteve, 2. Zanate ne Ndërmarrjet Gjermane, 3. Aftësim i Mësuesve te Kosovës ne Gjermani, 4. Mundësia e Shfrytëzimit te Qendrave trajnuese ne Gjermani 5. Specializime ne Gjermani. Kryetari i Asociacionit Gjermanisë ftoje Kryetarin e AMAAP-it per takim ne Berlin per te diskutuar dhe konkretizuar edhe mundësi te tjera bashkëpunimit.
Me Institutcionet nga Franca jemi dakorduar per mundesi per qytetaret e Kosoves qe nuk kane kryer shkoll, avancimi i tyre perkatesisht ne fushen e agrokultures, perpunimit drurit dhe mundesi te tjera per te rriturit qe nuk kane kryer shkollen.\
Me Kryetaren e Asociacionit te Spanjes kemi mbetur qe neser ne mbledhjen e dyt te bisedojme me konkrete per mundesit qe mund te financohen nga BE-ja qe do jene ne te miren e qytetareve te Kosoves sidomos ne fushen e shkences dhe teknologjise.
Me Greqine do shqyertojme mundesi per Aftesim Profesional ne fushen e Ambientit.
Po ashtu Ju njoftojme qe delegacioni i AMAAP-it qe perbehet nga Kryetari z. Shkelzim Murtezi dhe Zv. Kryetarja Znj. Merita Sylaj do qendroje 5 dite ne Bruksel pershkak se Asociacioni ka edhe ne diteve ne vazhdim aktivitete dhe mbledhje, neser mbledhja do vazhdon ne ambasaden e shtetit gjerman “Hessen” ku ne do i prezantojme projektet tona dhe pastaj do vendosim nje poster me projektet aktule te Asociacionit.
Ndersa sot kemi pranuar nje ftese te veqant nga Ambasadori i Austrise, i cili na ka ftuar per neser pas perfundimit te aktivitete per nje dark pune ne Ambientet e Ambasades te Austrise ne Bruksel.
Informacione te metutjeshem do ua percjellim pas kthimit ne Republikën e Kosovës.