Me qëllimin që Parisianëve të ju jepet mundësia për ta përjetuar Parisin pa ajrin e ndotur dhe rreziqet e aksidenteve me vetura, makinat ishin ndaluar në disa pjesë të qytetit, duke përfshirë destinacione të mëdha si Kulla e Ajfellit, Champs Élysées, Katedralja Notre Dame si dhe Banka e Majt.
Sipas gazetës prestigjioze ‘The Guardian’, kimikali i cili është përgjegjës për mjegull e dyoksid nitrogjeni, ishte zvogëluar për rreth 40% në pjesët e qytetit të cilat i kishin ndaluar veturat.
Ky eksperiment padyshim që të gjithë na ka bërë të mendojmë se si është të jetojmë në një qytet ku nuk ka fare vetura.
Por aktualisht, nuk keni nevojë të mendoni shumë pasi që ekzistojnë qytete të cilat nuk i lejojnë veturat në qytete.
Kjo është lista e qyteteve të cilat i kanë ndaluar veturat, e që lajmi.net i sjell për ju.
1) Gierthoorn, Holandë
Në qytetin Nordic të Giethoornit, në vend të rrugëve ata kanë kanale.
I njohur si Venice i Veriut, Giethoorn është bërë një atraksion i madh për turistët të cilët dëshirojnë të shijojnë kënaqësitë e thjeshta të jetës, dhe që dëshirojnë të shijojnë një vend ku nuk ka vetura.
Qyteti ishte zbuluar nga një grup i të arratisurve në vitin 1230.
Kur ata kishin ngecur përgjatë asaj toke, ata menjëherë e kishin vërejtur një grumbull të brirëve të dhive, e që me sa dukej kishin mbetur si pasojë e një përmbytje në atë zonë.
Kësisoj edhe e morri qyteti emrin Giethoorn, që do të thotë “bri i dhisë”.
Gjëja më e jashtëzakonshme rreth këtij qyteti është sistemi i kanaleve që banorët e përdorin për transport të përditshëm.
Kolonistët i kishin formuar kanalet kur ata kishin zbuluar një bollëk me torfe në atë zonë.
Duke pasur nevojë për një rrugë që të kishin qasje në trofe, ata kishin gdhendur rrugë të ngushta ujore në të cilat mund ti vozisnin barkat e tyre, dhe këto rrugë ujore janë shkaktar që qyteti është bërë i famshëm.
Ditët e sotme, anije me motor të vogël elektrik vozisin përgjatë kanaleve, duke siguruar transportimin e përditshëm të banorëve lokal si dhe turistëve.
Gjatë dimrit kanalet ngrihen dhe me mijëra turistë shkojnë në atë zonë për patinazh.
2) Ishulli Mackinac, Michigan
500 njerëz jetojnë përgjithmonë në ishullin Mackinac, por ai numër padyshim që rritet gjatë verës për shkak të turistëve.
Gjëja kryesore që ju vihet parasysh turistëve është se nuk kanë drejt të vozisin vetura.
Ky ishull e kishte deklaruar të jashtëligjshëm përdorimin e veturave në vitin 1898, prandaj nëse dëshironi të shkoni diku, ju duhet të ecni në këmbë, ose të shkoni me kuaj apo me biçikletë.
Para se të ndalohet përdorimi i veturave, turistët kishin sjellë vetura në ishull, dhe kjo i drithëronte kuajt si dhe e prishte esencën e të jetuarit në atë ishull të qetë.
Prandaj, banorët e atij ishulli ishin bashkuar dhe kishin vendosur ti ndalnin veturat.
Tani, të vetmet vetura që gjenden në ishull, janë aty për shkaqe emergjente.
3) Hydra, Greqi
Në detin Egje, mes rrymave Saronic dhe Argolic, gjendet një ishull i quajtur Hydra.
Qyteti kryesor, që më thjeshtë thirret porti Hydra, është qyteti klasik i Greqisë.
Shtëpi të bardha të cilat i mbulojnë kodrat e zonës, si dhe oqeani i pastër i cili gjendet afër, e bënë këtë ishull të mahnitshëm.
Çfarë e mban këtë ishull kaq të pacenuar është ligji i ruajtjes, i cili nuk e lejon që të ndërtohen ndërtesa të reja.
Pos kësaj, nuk lejohen veturat në atë qytet pasi që rrugët janë shumë të ngushta dhe pjerrëta për të vozitur.
Prandaj, Hydra është pak a shumë qyteti i njëjtë i cili ishte edhe para 50 viteve.
4) Ishulli i Zjarrtë, New York
Askush nuk është i sigurt se nga Ishulli i Zjarrtë e ka marrë emrin e tij.
Disa thonë se ishte për shkak të një keq-interpretimi, disa të tjerë thonë se rrjedh nga një situatë kur piratët ja kishin vënë zjarrin ishullit që ata të plaçkitnin pastaj në bregun e tij.
Por ky ishull nuk është i njohur për emrin e tij, por për madhësinë e tij.
Edhe pse është i gjatë 49.889 kilometra, ai përfshin vetëm një çerek milje të gjerësisë.
Prandaj shumë thjeshtë se qyteti apo ishulli, nuk është mjaftueshëm i gjerë për vetura.
Njerëzit e këtij ishulli në vend të veturave i përdorin biçikletat.
Gjithashtu, mungesa e veturave në këtë ishull bënë që njerëzit të gdhendin gjithçka vet.
5) Paqueta, Brazil
Ky ishull në brigjet e Brazilit kishte qenë shtëpi e një fisi Indian të quajtur Tamoio.
Fisi Tamoio ishin kryesisht fis i gjuetisë, që e mbanin vetën duke jetuar jashtë tokës.
Kur Francezët kishin pushtuar tokën e tyre, fisi Tamoio ishte bashkuar me Portugezët dhe i kishte mposhtur rivalët e tyre, por kjo do të thoshte se Tamoio nuk do ta zotëronin më atë tokë.
Megjithatë, ky konflikt ishte shkaktari kryesor që ishulli për të cilin njihej si ishull i gjuetisë, tanimë ishte një ishull i cili prodhonte frute, perime etj.
Ditët e sotme, me rrugët e saja me gur kalldrëmi dhe me mungesë të veturave, Paqueta ende e ka sharmin e kohërave të vjetra.
6) Venice, Itali
Me shumë gjasë ky është qyteti më i famshëm në Perandorinë e qyteteve të cilat i kanë ndaluar veturat.
Venice është i njohur për kanalet e saja të gjera si dhe për arkitekturën luksoze.
Por si ishte bërë Venice një qytet?
Në shekullin e 5-të, pasi që civilizimi Romak kishte rënë dhe barbarët kishin avantazh në atë kaos duke i bastisur territoret e kaluara të Romakëve, Romakët kishin vendosur që të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të ndërtonin vendbanime të përkohshme në kënetat e Tocellos, Iesolos dhe Malamoccos, e që sot ajo zonë njihet si Venice.
Këto vendbanime të përkohshme me kohën ishin bërë të përhershme, dhe refugjatet të cilit vinin nga pjesë tjera të perandorisë së rrëzuar, vinin dhe kamponin në ato këneta.
Sot, Venice është një ishull i përbërë nga 118 ishuj të ndarë, e që lidhen përmes kanaleve dhe urave.
Ky sistem ishte formuar nga një grup specifik i refugjatëve.
7) Vauban, Gjermani
Ky qytet i vogël progresiv në Gjermani, ishte krijuar si një vend i përshtatshëm për të jetuar njerëzit.
Qyteti ishte planifikuar qëllimisht në atë mënyrë që ky qytet të jetë ambientalisht, ekonomikisht dhe shoqërisht i qëndrueshëm.
Gjatë kohës kur ishin duke e dizajnuar këtë qytet, këshilli i qytetit kishte me qindra ide në mendje.
Ideja e parë ishte që të dizajnohej një qytet në atë mënyrë që qendra e qytetit të jetë plotësisht e lirë nga veturat.
Ideja të tjera ishin që të krijonin biznese, parqe publike, shkolla dhe shtëpi në atë mënyrë që të krijohej një mënyrë e jetesës e përshtatshme për njerëzit që dëshironin të jetonin në Vauban.
Edhe pse qendra e qytetit nuk i lejon veturat, ata të cilët dëshirojnë të kenë vetura janë të detyruar ti parkojnë ato në një parking në periferi të qytetit.
40% e qytetarëve që vendosin të mos vozisin vetura janë shpërblyer me një shumë monetare apo me përdorim falas të tramvajit.
Sot, Vaubani ka 5,000 banorë dhe 600 punë lokale.