Drita ka barazuar në udhëtim te Trepça ’89 në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit kosovar.
Dy pretendentët për titullin e kampionit u ndanë në barazim 1-1.
Në minutën e 83-të Krasniqi u shërbye mirë në zonë dhe goditi me thembër për t’i befasuar të gjithë duke shënuar për 0-1.
Goli ishte i mrekullueshëm nga mesfushori i bardh e kaltërve, por festa e futbollistëve gjilanas ishte edhe më unike.
Të gjithë futbollistët e Dritës golin e festuan me tifozin e tyre me aftësi të kufizuara që përcjellë Dritën në çdo ndeshje.
Kjo festë e futbollistëve ka bërë që ata të lavdërohen shumë nga tifozët e futbollit kosovar. Goli i Krasniqit mbetet njëri nga më të mirët këtë edicion në Superligën e Kosovës.