Lajmet e fundit

Kosovë – Shqipëri, vjen edhe konfirmimi

Ndeshja mes Kosovës dhe Kombëtares shqiptare do të luhet më 17 nëntor në ora 14:00.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) kanë arritur marrëveshjen për zhvillimin e një ndeshje miqësore në Prishtinë.

Ndeshja do të zhvillohet më 17 nëntor nga ora 14:00, në stadiumin e Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar për Express edhe kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.

“Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë do të luhet me 17 nëntor në Prishtinë”, ka deklaruar Vokrri për Express.
Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ketë karakter festiv, pasi që ekipi kuqezi ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2016, dhe pjesë e saj janë një numër i madh i lojtarëve që vijnë nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.