Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, është në dilemë nëse do të rekomandohet shkarkimi i të gjithë anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, apo në mënyrë parciale për shkelësit e ligjit.
Ky Komision javën e ardhshme, do të rekomandojë për çështjen e KMP-së, për punën e së cilës nuk janë të kënaqur asnjë nga anëtarët e këtij komisioni.
Në këtë komision parlamentar u bënë shumë vërejtje për punën e KPM-së, ku disa anëtar kanë bërë shkelje ligjore së paku dy anëtarë Nevzat Hydaverdi dhe Vesna Jovanoviq që janë certifikuar për zgjedhjet lokale. Madje gjatë dëgjimit të këtij komisioni pati një përplasje në mes vetë kryetarit dhe një anëtari duke akuzuar njëri tjetrin për mosfunksionim të këtij institucioni. Pikërisht dy shkresa të adresuara nga anëtar të këtij komisioni ka qenë arsye që komisioni parlamentar të thirrë në dëgjim KPM.
Anëtari i komisionit parlamentar nga LDK-ja, Sadri Ferati shprehur mendimin që ky komision të shkarkohet i tëri.
“Të bëhemi shembull për Kosovën dhe të shkojë komplet në votbesim”, ka thënë Sadriu.
Por anëtari tjetër nga VV-ja, Afrim Kasolli, tha se moralisht nuk është e qëndrueshme kjo kërkesë.
“Nëse ka anëtarë që kanë punuar me ndërgjegje pse të shkarkohen ata për shkak të atyre që nuk kanë punuar me ndërgjegje dhe të mos viktimizohen njerëzit e ndershëm”, tha ai.
Në komision u tha se Ligji nuk e parashehë në grup shkarkimin vetëm nëse të gjithë e kanë shkelë ligjin mund të shkarkohen.
Megjithatë, për këtë cështje, Komisioni mund të jetë rekomandues i seancës që ti propozojë Kuvendit shkarkimin e tyre.
Kurse, Teuta Haxhiu nga AAK, si shqetësuese përmendi faktin se raportet e brendshme kanë vënë në pikëpyetje funksionimin e këtij komisioni.
“Janë probleme të brendshme mes stafit. Duhet të ndëshkohet dikush”, tha ajo.
Por , për anëtaren e komisionit nga PDK, Xhevahire Izmaku, ka shkelje ligjore, pasi edhe vetë kryetari nuk ka qëndruar realisht në mënyrë legale dhe çështjen e dy anëtarëve tjerë as që duhet diskutuar.
“Ata janë shkelës të ligjit , duhet të iniciohet shkarkimi të cilin do tia rekomandojmë Kuvendit”, tha ajo teksa mbështeti idenë e z. Ferati. Ajo tha se bashkëpunimi në mes sekretariatit, bordit, problemet., jofunksionizimi të gjitha janë reale.
Në anën tjëter, gjatë dëgjimit të anëtarëve të KPM-së, janë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza. Kryetari i KPM-së, Shefki Uka, tha se për dy anëtarët që janë shkelës të ligjit kërkesa është deponuar në zyrën ligjore.
Por, anëtarja e KPM-së Drita Begolli, ka akuzuar kryetarin Uka, duke thënë se më shumë se gjysma e komisionit kanë kërkuar votëbesimin e kryetarit për arsye se prej datës 1 deri më datën 21, ku nuk u ka dhënë mundësi anëtarëve të komisionit me u shprehë për rrjedhat dhe ngjarjet që kanë ndodhur në medie.
“Nuk është e vërtet që komisioni nuk ka kuorum ne jemi pesë anëtarë. Anëtarët që thuhet se janë në konflikt interesi kanë pasur nevojë që në komision me shtruar këtë çështje. Këtë mundësi kryetari nuk e ka dhënë, dhe ka shkuar ka njoftuar tjetër kënd”, tha ajo. Në vijim ajo tha se edhe vetë kryetari është në konflikt interesi ka qenë asamblist dhe ende nuk kanë kaluar dy vite.
Për këto vlerësime, kryetari I KPM-së, Shefki Uka, ka thënë se ka një tensionim brenda vetë komisionit ku meritat për të i takojnë siç tha edhe vetë parafolëses.
“Nuk i kam bllokuar kurrë mbledhjet. Përkundrazi i kam thirr shumë mbledhje, kanë zgjatë ato mbledhje me orë të tëra, me tensione dhe i kam përballuar. Unë jam institucionalist. Edhe sot jemi në shkelje të nenit 15, ku faktikisht kur ndërpritet mbledhja nuk mund të merë vendim”, tha Uka.
Por, e gjithë dilema është nëse komisioni parlamentar, do të rekomandoit shkarkimim e të gjithë anëtarëve të KPM-së, apo në mënyrë parciale.