Lajmet e fundit

Kqiqi nuk është vendi i vetëm në Kosovë që dyshohet për varreza masive (VIDEO)

Pas çdo gërmimi të ekskavatorit po shpresojnë të gjejnë eshtra, njofton Klan Kosova.

Këtë shpresë në fakt e kanë kryetari i komisionit qeveritar për të pagjeturit Prenk Gjeta e ai i shoqatës së të zhdukurve në Mitrovicë Bajram Qerkini.

Këta të dy erdhën me mëngjes në fshatin Kqiq i Vogël i Mitrovicës për ti vëzhguar gërmime në këtë lokacion ku dyshohet për varrezë masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Por sipas Gjetajt ky nuk është lokacioni i vetëm në Kosovës që dyshohet si varreze masive.

Shprese për të gjetur këtu mbetje mortore pati edhe Bajram Qerkini i cili që nga koha e luftës  ka djalin e zhdukur.

Informacionit se këtu mund të ketë varrezë masive ishin të kamotshme. Mirëpo, pavarësisht këtyre informatave gërmimet në këto dy zona nuk dhanë rezultat.

E meqenëse nuk u gjet gjë kërkimet këtu u ndërprenë.

E Klan Kosova pati raportuar ditë më parë për dyshimet për varreze në këtë lokacion, gjë që u pat mohuar nga banorët e afërt me këtë zonë të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.