Rrustem Mustafës i merret mandati i deputetit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot në mbledhje gjatë së cilës ka vendosur që t’i marr mandatin e deputetit Rrustem Mustafës-Remit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Në vend të Remit, deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës do të jetë Bislim Zogaj.Zëvendësimin e Rrustem Mustafës-Remit me deputetin Bislim Zogaj, e ka konfirmuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili përmes një komunikate ka thënë se në përgjigje të Presidentes të Kosovës për të rekomanduar kandidatin e radhës që pason në listën e subjektit politik “Koalicioni PDK-PD-LB-PSHDK-PK”, për zëvendësimin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të certifikuar në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, KQZ-ja i rekomandon Presidentit të Kosovës që deputeti Zogaj të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës