Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka bërë vërejtje në punën e inspektoratit. Madje sipas tij e vetmja zgjidhje që një inspektor të kryej punën e vetë është pajisja e tyre me kamera.
“Pika kryesore që ka nevojë me u fuqizu është pika e tretë, që inspektorati me qenë më aktivë dhe me pas një qasje serioze. Unë e di sa është problem me i pas inspektorët…inspektorëve veç duhet me ja lidh nga një kamerë me veti që me kry punën qysh duhet, nganjëherë. Kjo s’vlen vetëm për inspektoratin e tregut por gati për krejt inspektoratet”, ka thënë ministri Krasniqi, të martën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Këtë ai e ka thënë duke shtuar se konsumatorët mashtrohen pasi nëpër markete bëhet përzirja produktet bimore me ato shtazore. Ai ka folur për nevojën që qeveria e Kosovës t’i mbrojë prodhuesit vendor përmes caktimit të kuotave të importi të qumështit, ashtu siç po veprojnë të gjitha vendet fqinje.