Lajmet e fundit

Krasniqi: Gazi lotsjellës njëmend po na i qelë sytë!

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka folur rreth mundësisë së rishikimit të marrëveshjeve të Brukselit.

Ai ka thënë se numri i atyre që po dojnë t’i rishikojnë marrëveshjet, po rritet dita-ditës.

Sipas tij, gazi lotsjellës është meritor, pasi siç shprehet Krasniqi, ai po na i hapë sytë.

“Cdo dite me shume zera qe po thojne duhet te rishikohen marreveshjet dhe negociatat me Serbine.

Gazi lotsjelles njemend po na i qele syte”, ka shkruar ai në facebook.

Opozita i ka bllokuar disa herë me radhë seancat e Kuvendit të Kosovës, duke hedhur gaz lotsjellës, e duke e pamundësuar mbajtjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.