Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po jep shenjë që Qeveria është duke u tërhequr, por cilëson se fitorja e opozitës nuk është ende e plotë, pasi që Mustafa ende nuk i ka tërhequr marrëveshjet, shkruan ai në një postim në Facebook, transmeton gazetablic.com
Shkrimi i plotë:
Thirrja e Isës për t’u ulur e biseduar me opozitën është shenjë që Qeveria po tërhiqet. Normalisht që fitorja ende nuk është e plotë, sepse ai nuk i ka tërhequr marrëveshjet, por me këtë ritëm, së shpejti do të vijmë tek ajo pikë.
Deri atëherë, shihemi në manifestimet protestuese!