Kryetari i Këshillit Kombëtar së Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka reaguar ndaj procesit gjyqësor dhe vendimit për dënimin e liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq.
Sipas tij, në këtë rast ligji është zbatuar në mënyrë selektive, pasi Gjykata la në arrest shtëpiak Ivanoviqin deri në fuqizimin e vendimit, derisa komandatët e UÇK-së rrinë në burg, transmeton Koha.net.
“Ligji parasheh që për dënimet mbi 5 vite, i dënuari, vendimin e shkallës së dyte e pret në paraburgim. Sot Oliver Ivanoviqi u dënua me nëntë vjet burg. Gjykata e la në arrest shtëpie e jo në burg sipas ligjit”, shkruan Krasniqi.
Sot vendimi i Gjykatës Themelore te Mitrovicës, sipas Krasniqit, lë për të dyshuar se drejtësia është nda në bazë të marrëveshjes politike dhe jo sipas ligjit.“Deri kur kështu!”, ka përfunduar Krasniqi.