Lajmet e fundit

Krasniqi: Kamenica po e mbron Isën si në komunizëm

Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e ka krahasuar mbështetjen e LDK’së së Kamenicës për Isa Mustafën sikurse kishte ndodhur në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë kur degës e saj i jepnin përkrahje.

Ky është postimi i plotë i Jakup Krasniqit

“LDK e Kamenicës në përkrahje të Isa Mustafës”.

Çka ju kujton kjo që po shkruajnë mediet sot?

Mbase ua kujton Organizatat e LKJ-së që mbshtetnin Sekretarët e Komiteteve të Republikave e Krahinave Socialiste?! Kur e luftonin nacionalizmin shqiptar në vitet e tetëdhjeta?!

Në fakt, a e dinë ata tamam pse e mbshtesin? A e dinë përmbajtjen e Marrëveshjeve te 25/26 gushtit 2015?

Unë do të dëshiroja që ata mos ta dinin përmbajtjen e tyre. Përndryshe te gjithve duhet të na vjenë keq, madje shumë keq për vebërinë politike të njeriut tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.