Lajmet e fundit

Krasniqi kërkon referendum për marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi në takimin e strukturave të subjekteve politike opozitare, ka deklaruar se për marrëveshjen e Zajednicës dhe demarkacionin me Malit të Zi, nuk duhet të vendos askush tjetër përveç qytetarëve me referendum.

Krasniqi ka thënë se kjo politikë ka rrënuar sistemin demokratikë dhe vendit ia kanë marr sovranitetin.

Ai ftoi që më 28 nëntor të mobilizohen të gjithë qytetarët dhe opozita për një manifestim paqësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.