Kryetari i Këshillit Kombëtarë i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Isa Mustafa ku thotë se : “Nuk ka dialog për liberalizimin e vizave”, dhe kjo deklaratë për Krasniqin është e papranueshme.
Ai, në një shkrim dërguar mediave shfaq habinë e tij duke thënë se Mustafa dhe njerëzit në Qeveri janë duke iu gjunjëzuar Serbisë.
Lexojeni të plotë shkrimin e Jakup Krasniqit
Dje në orët e pas ditës, mediat kishin një titull intrigues: “Mustafa: Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”. Interesant?! A është e mundur, këta njerëz që kaq lehtë i gjunjëzohen Serbisë? të jenë kaq trimosh me Brukselin e fuqishëm?! Zoti hair e baft!
Nuk e di çka mendojnë të tjerët, por e gjithë përvoja ime, sidomos në 5/6 vitet e fundit dhe jo vetëm, është më shumë se e hidhur sa herë që qeveritarët (Kryeministrat: Thaçi & Mustafa) flasin për “patriotizmin” apo i shtinë brinat me BE-në, pasojnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Kjo praktikë është që nga sulmi i Thaçit (urdhri për sulm) në Veri të Kosovës. Ku ra hero, polici Zyberi!
Para pak dite Thaçi e “sulmoi” BE-në, pasi ajo nuk ia dha si kompensim për marrëveshjet antikushtetuese, liberalizimin e vizave qytetarëve të Kosovës, por, pas pak dite e pamë se ai i zbuti fjalët.
Tani e kemi kërcënimin tjetër nga shefi i Thaçit, Kryeministri Mustafa i cili paska thënë: “Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”?! Hajde babë hajde! Cili në gjurmë te cilit po ecën?! Këta njerëz sikur po mendojnë, sikur liberalizimi i vizave vije si pasoj e koncesioneve të bëra në Bruksel?!
Ndoshta shumë kush mendon se ky po kërcënon për mos liberalizimin e vizave?! Unë frikësohem nga marrëveshjet e reja kompremituese për Kosovën dhe qytetarët e saj të cilat janë në pritje. Këta njerëz janë të pa parashikueshëm, tjetër gjë thonë e tjetër bëjnë?! Dreqi në fije nuk mund t’ju bien! Edhe dreqi ndoshta do të thoshte: Dreq kesh, por as unë s’po marrë vesh?!
Thjeshtë: Sa herë këta njerëz flasin për “patriotizëm” a po sulmojnë te “fortët”, Serbisë i bëjnë koncesione. Kështu se paku ishte deri më tani!
Diçka tjetër nuk pres as tash! Nuk e di, çka mund të presin qytetarët?!