Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje!, Frashër Krasniqi ka reaguar pas arrestimit të deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kuvendi i vërtetë po mbahet në burg, kurse ai i kriminelëve në liri.
“Kuvendi i vërtetë po mbahet në burg ndërsa kuvendi i kriminelëve po mbahet në liri. Është koha që ky raport të kthehet përmbys. Kriminelët që po e drejtojnë këtë shtet, shumë shpejt do të drejtohen në burg”, ka shkruar Krasniqi.