Lajmet e fundit

Krasniqi: Lajmi që VV-ja e ka sulmuar Kryeministrin Rama, tërësisht i pavërtetë!

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj lajmit të publikuar, i cili thoshte se VV-ja e ka sulmuar me vezë Kryeministrin Rama, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se kjo është krejt e pavërtetë. Poashtu, ka bërë me dije se do ta padisin portalin, i cili e publikoi një “shpifje” të tillë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Lajmi që aktivistët e VETËVENDOSJE!-s e paskan gjuajtur me vezë Edi Ramën, është plotësisht i pavërtetë. Asnjë aktivist i VETËVENDOSJE!-s nuk ka marrë pjesë në këtë aksion. Asnjëri nga ata që e kanë realizuar këtë aksion nuk është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ne do të ndjekim çdo procedurë ligjore për të paditur portalin gazetaexpress.com për shpifje.
Nuk është hera e parë që ky portal poston shpifje nga më të ulëtat për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Si rezultat i këtyre shpifjeve dhe joprofesionalizmit të këtij portali, ne i kemi shkëputur marrëdhëniet tona shumë kohë më parë me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.