Lajmet e fundit

Krasniqi: Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë, zgjedhjet nuk janë zgjidhje!

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi ka folur rreth situatës së fundit të krijuar nga partitë politike në Kosovë. Sipas tij, fajin kryesor për këtë situatë  ku ndodhemi e ka opozita, por  edhe Kryeministri  Mustafa.

“Kjo klasë politike është futur në qorrsokak dhe pa zgjidhje, për shkak të kryeneqësisë së Isa Mustafës dhe barikadimit të opozitës, që Qeveria t’i anulojë marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Blic.

Sipas tij, zgjedhjet nuk janë alternativa e duhur dhe ata të cilët mund t’ia sjellin zgjidhjen gjendjes së tanishmë janë vetëm ndeërkombëtarët.

“Ndërkombëtarët, si aleatë dhe dashamirës të Kosovës, duhet të ndërhyjnë për ta zgjidhur këtë ngërç dhe tensionim politik.

Një pjesë e njerëzve mendojnë se zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë dhe më e pranueshme. Qeveria nuk është për asnjë nga variantet. Por, zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje, dhe nuk do të prodhonin asgjë të re, sepse as opozita nuk është alternativë e duhur për shtetin dhe qytetarët e saj. Zgjidhja e vetme është që për një mandat të krijohet një Qeveri teknike-Qeveri e shpëtimit kombëtar, me marrëveshje politike mes partive, shoqërisë civile-mediave dhe bashkësisë ndërkombëtare”, ka  përfunduar  Krasniqi.

Opozita e bllokoi edhe dje seancën  në Kuvend, ku pamundësoi mbajtjen e seancës duke hedhur  gaz lotsjellës. Ajo poashtu, ka paralajmëruar bllokim të vazhdueshëm të seancave. /Gazeta Blic

Leave a Reply

Your email address will not be published.