Lajmet e fundit

Krasniqi : Presidentja dhe Kryeministri ta thonë të vërtetën se a po bëhen dy Kosova

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha mbrëmë (nëse mediat e transmetuan korrekt v.j.) se Zajdenica do ta ketë Kombëtaren e futbollit dhe do të luajë me Shqipërinë.
Pra me një fjalë Beogradi, gjithëherë nëse Vuçiq mendon ashtu, po i do dy Kosova, se përfaqësuese të futbollit kanë vetëm shtetet.
Nuk është çështja çka mendoj unë përballë kësaj si qytetar i rëndomtë, apo çka mendon opozita, kjo duhet të kuptohet në rend të parë si sfidë për krerët e shtetit, që janë presidentja dhe kryeministri. Na thuani të vërtetën, a është ky kurs i politikës serbe me qëllim të shkaktimit të përçarjes dhe çuarjes së qytetarëve tanë drejt përplasjes mes vete, apo vërtetë është kështu dhe institucionet tona janë të pafuqishme që ta pengojnë një gjë të tillë?!

Shkruan në llogarin e tij sociale facebook :

Uran Krasniqi – Gazetarë

Leave a Reply

Your email address will not be published.