Lajmet e fundit

Krasniqi: Strukturat e LDK-së e PDK-së po mbrojnë shkelësit e Kushtetutës

Ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një postim në facebook, ka kritikuar LDK-në dhe PDK-në, të cilët sipas Krasniqit po manipulojnë me të rinjët dhe elektoratin e vetë. 

Këto dy subjekte në vend që të dalin në mbrojtje të Kushtetuesës, po i mobilizojnë strukturat e veta që ti mbrojnë shkelësit e Kushtetutës; transmeton Kosovanews.info

Postimi i plotë i Krasniqit në facebook:

Dikur, Organizatat e LKJ-së, solidarizoheshin në luftë kundër nacionalizmit shqiptar?!
Sot, duke ecur nëpër ato ferkem, LDK po mobilizohet me i mbrojte shkelsitë e Kushtetutës dhe bërësit e Zajednices?!
1. “Anëtarët e strukturave të LDK-së në rajonin e Pejës, ofruan përkrahje të fuqishme për qasjen dhe punën e Qeverisë së Kosovës si dhe përkushtimin e saj për zhvillimin e gjithanshëm të vendit”?!
2. Të njajtën rrugë po i detyrojnë të ecin edhe të rinjtë e PDK-së?!
Ndësa në kohën e rinisë sonë, të rinjtë i kishin vërë gjoksat dhe energjitë në mbrojtje të popullit e Atdheut!
Kështu po i shoh veprimet e shefave të partive që bënë marrëveshjet antikushtetuese! E Ju?

Leave a Reply

Your email address will not be published.