Lajmet e fundit

Krasniqi thotë se i kanë një mijë arsye për të protestuar

Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën ka thënë në maifestimin e sotëm që po mbahet në Pejë se Opozita i ka një mijë arsye për të  protestuar.

“Dëshiren për Kosovën e kanë kthyer në dëshirë për ikje. Këtë e kanë dëshiruar armiqtë shekullor, të cilët nuk e kanë arritur por po e arrijnë Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

“Kemi ardhur për të kërkuar përkrahjen e qytetarëve  për marrëveshjet e dëmshme e për  për fatin tonë politikë”.

“Jemi të vendosur t`i mbrojmë të drejtat tona”, tha Krasniqi.

Sipas tij ndryshimet në shoqëri i sjellin qytetarët e bashkuar.

“Qeveritarët janë vënë një ndjekje të qytetarëve. Kërkojmë nga ju që të kërkoni shkarkimin e këtyre qeveritarëve, atyre iu ka mbetur vetëm një rrugë e që është dorëheqja”.

“Nëse dikush duhet me ik nga Kosova duhet me ik ata që e meritojnë e jo qytetarët”,  ka thënë Krasniqi në fjalimin e tij, njofton Klan Kosova.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.