Lajmet e fundit

Krasniqi vlerëson se vendi është në krizë politike për fajin e Qeverisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se vendi është në krizë politike.
Ai fajtorë për këtë ka bërë koalicionin qeverisës, që sipas tij, është duke punuar në mënyrë arrogante dhe në kundërshtim me interesat e vendit.

“Krasniqi tha se Kosova gjendet në një krizë politike dhe shkaktar i kësaj krize politike është sjellja e pa përgjegjshme e koalicionit qeverisës i cili në mënyrë arrogante dhe të papërgjegjshme po punon në kundërshtim me interesat e vendit, në mënyrë të veçantë pas nënshkrimit të marrëveshjes për Zajednicën dhe Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Krasniqi.

Ai në një takim me struktura e partisë në Kaçanik dhe Ferizaj, informoj të pranishmit për veprimet e opozitës në pamundësimin e funksionimit të Kuvendit, i cili ka mbet si veprim i vetëm për ta ndal këtë koalicion qeverisës që të reflektoj dhe që të heq dorë nga dëmet që ia ka shkaktuar vendit, thuhet në komunikatën e Nismës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.