Nëse drejtuesit e vendit do ta neglizhojnë situatën momental, atëherë do të kemi përshkallëzim e përkeqësim të situatës ka deklaruar ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, njofton Klan Kosova.
Ai në një shkrim të gjatë në Facebook drejtuar kryeministrit Isas Mustafa, krye-kuvndarit Kadri Veseli dhe Presidentes Atifete Jahjaga, ka potencuar nevojën e menjëhershme për bisedime mes palësh.
“Ju drejtues të shtetit duhet ta kuptoni, e s’di sa po e vëreni, çdo vonim e neglizhim për dialog përmbajtjesor rrezikon përshkallëzim e përkeqësim të situatës”.
“Ju duhet ta dini, e sidomos duhet ta e dinë Kryetari i Kuvendit, se nuk duhet shumë numra për të bërë veprime përshkallëzuese. Ai e dinë mirë ketë, nëse nuk ka harruar”.
“Duhet ta nxirrni një mësim nga e kaluara e afërt. Ju duhet ta dini, se edhe kështu jeni vonuar që vendit e kombit t’ia jepni zgjidhjen e duhur. Mos hezitoni për veprime të mençura”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.