17 vjet pas masakrës së Reçakut, ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, erdhi në Kosovë. Për rolin e tij në ndërkombëtarizimin e kësaj masakre, ish-ambasadorit Wolker iu vendos edhe shtatorja në afërsi të kompleksit memorial në Reçak.
Homazhe kanë bërë edhe krerët institucionalë të vendit. Ai tha se ndihet i kënaqur që kjo ngjarje e rëndë e Reçakut përkujtohet në këtë mënyrë.
“Unë sot kur e shoh Kosovën dhe mendoj për Kosovën e shoh se Kosova është pak sa e humbur sa i përket të ardhmes, ndoshta e ka një lloj depresioni të pranishëm. Unë do të kisha dëshirë që këto të mund të tejkaloheshin. Prandaj në çdo përvjetor kur vij, kur i shoh njerëzit në përkujtim të masakrave mendoj këto ngjarje duhet të shërbejnë që populli ri dedikohet, të rizotohet për atë që ka kërkuar”, tha ish-ambasador i OSBE-së, raporton KTV.
Ndërkohë, e para e vendit, e cila edhe e ka vënë gurthemelin e shtatores së William Walker, ka shfrytëzuar këtë përvjetor për të folur për situatën në vend. Jahjaga ka thënë se vetëm dialogu është mënyrë me të cilën mund të sigurohet paqja politike në Kosovë.
I pranishëm në përvjetorin e 17 të masakrës së Reçakut ishte edhe kryetari i kuvendit, Kadri Veseli. Ai ka thënë se institucionet e vendit, përveç përkujtimit për martirët, duhet të kenë edhe obligim që të punojnë rreth idealit të tyre.
Për ngjarjen që ndodhi 17 vjet më parë, në mbledhjen e qeverisë ka folur edhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa.
Masakra e Recakut ndodhi më 15 janar të vitit 1998, ku mbetën të vrarë 45 civilë kosovarë. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë.
ROZAFA_MASAKRA_REQAK_15_01 from Koha.net on Vimeo.