Lajmet e fundit

Krekoset Lutfi Haziri

Gjilan, 24 dhjetor / Këshilli i Drejtorëve, i udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në dy vjetorin e qeverisjes me Gjilanin, në një mbledhje të hapur dhe të drejtëpërdrejtë në media, ka bërë prezantimin e punëve që janë bërë gjatë vitit 2015 dhe gjatë kësaj qeverisje.

Haziri ka thënë se këto dy vite kanë qenë të rënda në kuptimin buxhetor, me probleme të mëdha të trashëguara, duke informuar se përkundër kësaj janë kryer punë të shumta në infrastrukturën publike, dhe në të gjithë sektorët në nivelin lokal.

Ai me këtë rast ka falënderuar të gjithë drejtorët për respektimin që i kanë bërë kritereve të dietës buxhetore, dhe kështu sot Gjilani është e vetmja Komunë në Republikën e Kosovës, që ka vazhduar me këtë dinamikë, njofton kumtesa.

Kryetari Haziri, poashtu ka thënë se edhe në aspektin e sigurisë publike, jemi shembull pozitiv dhe rekord, sepse për këto dy vjet, nuk ka asnjë vdekje si pasojë e aktit kriminal, apo e problemeve që lidhen me krim, kjo falë funksionimit të institucioneve shtetërore si Gjykata, Prokuroria dhe Policia e Shtetit dhe angazhimit të drejtorisë së emergjencave.

Me punën dy vjeçare në të gjitha sektoret janë investuar miliona euro për t’ua bërë jetën më të mirë dhe më të lehtë qytetarëve të Gjilanit, duke qeverisur me duar të pastra e dyer të hapura për qytetarët, ka thënë kryetari Haziri.

“Gjilani është komunë me kalendar të programit të punës dhe aktiviteteve. Në kuadër të planit të punës kemi edhe dy aktivitete për këtë vit, është seanca e Kuvendit të Komunës që mbahet me datën 29 dhe debati me qytetarë që mbahet me datën 30 dhjetor. Nga java e ardhshme do të fillojmë caktimin e prioriteteve, konform gjendjes në terren për t’u futur në programin e qeverisjes për vitin 2016 duke u përfshirë këtu të gjitha zyrat dhe drejtoritë”, ka thënë Haziri.

Ai potencoi se në kuptimin buxhetor, Gjilani për herë të parë pas luftës është më i sigurtë dhe pret që investimet në Gjilani të jenë më të mëdha se vet buxheti i Komunës në vitin e ardhshëm e që janë 22 milionë.

“Mjetet e parapara për investime, do të ndahen sipas prioriteteve në shtyllën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturë urbane dhe rurale dhe prioritete të tjera në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai, duke potencuar se edhe një numër i madh i kërkesave të qytetarëve janë pjesë e punës për vitin e ardhshëm, ku përfshihen investime të rrugëve, ujësjellësit, kanalizimit, trotuareve dhe aspekte të tjera të arsyeshme për t’u trajtuar.

“Falë angazhimeve tona të përbashkëta, nuk ka asnjë ambasador apo ministër që nuk e ka vizituar Gjilanin, e që nuk i ka dhënë mbështetjen e fuqishme në rrugën për ndryshim rrënjësor të kësaj komune me ndikim dhe lidhje ndërshtetërore”, tha ai.

Haziri, ka thënë se edhe në sektorin social do të vazhdojë me angazhime konkrete “deri sa të sjellim në pikën zero mungesën e kulmit mbi kokë për familjet gjilanase, gjithashtu nga viti i ardhshëm do të nisim edhe me transportin humanitar për nxënësit që janë largë shkollave, për personat e moshuar apo personat e pambrojtur – pa familje”.

Në sektorin e investimeve, kryetari Haziri ka thënë se pos angazhimeve konkrete sipas plaifikimit vjetor, do të nis puna në ndërtimin e tregut të gjelbërt, do të punohet në gjetjen e një lokacioni të përshtatëshëm për varrezat e qytetit, trafikun urban, Kinemanë e qytetit, Teatrin dhe aspekte jetike në funksionimin e qytetarëve.

Ndërsa, në fjalën e tij drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, ka thënë se gjysmëvjetori i parë është përmbyllur me sukses dhe objektivat e drejtorisë për ngritje të cilësisë në arsim po japin rezultate, sikur që edhe investimet kapitale janë në funksion të saj, kur merret parasyshë që mbi 2.2 milionë euro janë investuar në infrastrukturën shkollore, kurse siq ka thënë ai gjatë vitit 2016, është planifikuar ndërtimi i çerdhes në lagjen “Dardania” që do të bëhet me USAID-in, pastaj çerdhja në shkollën “Abaz Ajeti”, tri salla sportive, ndërtimi i shkollës së arteve, rregullimi i ngrohjes në sallën sportive të shkollës “Musa Zajmi” dhe në shkollën e fshatit Uglarë.

Në sektorin e drejtorinë e Shërbimeve Publike, drejtori Naser Korça, ka thënë se rezultatet në këtë fundvit në këtë fushë janë të mira, duke potencuar angazhimet konkrete në sa më shumë projekte që kanë të bëjnë me infrastrukturës publike. Ai poashtu ka thënë se edhe projekti i mirëëmbajtjes verore, rregullimit të trotuareve, të ujësjellësit, kanalizimit, ndriçimit publik dhe asfaltimeve të shumta anë e kënd Komunës janë pjesë e punës që gjatë tërë kohës është në funksion të përmirësimit të infrastrukturës publike.

Ramiz Ramadani ka thënë se sektori i Bujqësisë karakterizohet me investime të shumta dhe aktivitete të pandërprera të cilat përkthehen përherë në zgjerim të veprimtarisë së fermerëve. Ai ka potencuar përfitimet e bujqëve kryesisht në mbështetje të tyre nga subvencionet, grantet por edhe fushat ku janë mbështetur ata si në furnizim me Atomizerë, farë misri, llaktofrizë, serra, dhe menakizim tjetër bujqësor, por edhe intervenim në hapjen e më shumë se 20 km rrugë të arave dhe shumë projekte të tjera që janë miliona euro të investuara.

Edhe në sektorin e Kadastrit, drejtori Sadudin Berisha, ka thënë se punët kanë vazhduar me volum të shtuar të punëve duke potencuar që ka mbi 22 mijë lëndë që janë drejtuar këtij institucioni. Gjithashtu ai ka potencuar edhe incizimet e shumëta të gjendjes që janë bërë në funksion të hapjes së rrugëve të reja, zgjerimit të tyre dhe punë të tjera që janë kruciale për zhvillim dhe ndërtimin e qytetit.

Zijadin Maliqi, drejtor i Financave, ka thënë se konform afateve ligjore janë respektuar të gjitha, duke nisur nga raportimi për vitin 2014, raportimet periodike, planifikimi i buxhetit për vitin e ardhshëm e deri tek angazhimi konkret i stafit të kësaj drejtorie në precizimin e listave të faljes së borxheve ku janë amnistuar numër i madh i qytetarëve me rreth 7 milionë euro nga borgji total që kishin ndaj Komunës.

Në sektorin e sigurisë dhe emergjencave, Ensar Kadriu, ka thënë se shërbimi i zjarrëfikjes por edhe i stafit tjetër në çdo moment është në funksion të krijimit të kushteve më të mira të sigurisë për qytetarë, gjithashtu ka informuar edhe për donacionet e pranuara në makineri të intervenimit për zjarrëfikësit.

Kurse, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka thënë se shërbimet shëndetësore në nivelin primar, janë më të mirat deri më tani, duke marrë parasyshë shërbimet, por edhe investimet që po bëhen në krijim të kushteve më të mira. Kurse në sektorin social, ai tha se deri më tani janë ndërtuar 24 shtëpi për familjet skamnore, por edhe përfitues të tjerë qoftë të meremetimit të shtëpive, apo edhe pagesat e qerave që numri arrinë në 100 familje përfituese. Hajrullahu ka thënë se me sukses është kryer edhe projekti i dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit.

Valon Shefkiu, drejtor i Urbanizmit ka raportuar për punën që është duke u bërë në planifikim, hapje të rrugëve nëpër zonat e planifikuara siç është “Fidanishtja”, por sipas tij janë bërë të gjitha përgatitjet dhe së shpejti do të përfundohet edhe hapja e rrugëve në zonën e planifikuar të “Monteith-it”, dhe “Livadhet e Arapit”. Shefkiu, poashtu, ka bërë të ditur se edhe në sektorin e monitorimit të ndërtimeve është duke u bërë punë e madhe nga inspektorët e ndërtimit.

Ndërkaq drejtori i Departamentit të Prokurimit, Salih Kqiku, ka thënë se të gjitha punët janë kryer sipas ligjit gjatë gjithë vitit, duke i zhvilluar procedurat e tenderimit në bazë të ligjit sipas prioriteteve në rregullim të infrastrukturës publike, për çka, sipas tij, ky departament ka marrë edhe vlerësime poziteve nga OJQ të ndryshme.

Kurse, Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se kjo qeverisje dhe ky bord i drejtorëve kanë bërë punë të mëdha e të mira në shërbim të qytetarëve dhe jetës së tyre. Kadriu ka thënë se sot qytetarët e Gjilanit prekin projekte të ndryshme e të shumëta në gjithë hapësirën e Komunës.

“Falë angazhimeve dhe mbështetjes që kishim nga kryetari, asnjë investim nuk është kthyer prapa, por të gjitha janë këtu dhe të shfrytëzueshme përditë nga qytetarët gjilanas. Ndërtimet e shumta që po bëhen në Gjilan, kanë mundësuar që kësaj komune t’i kthejnë ndryshime të mëdha pozitive, por edhe të rrisin besimin e investitorëve karshi institucioneve, poashtu ne si Komunë kemi rritur edhe të hyrat nga kjo kategori, që përsëri u kthehen përmes investimeve publike”, tha Kadriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.