Kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në një intervistë për Associated Press ka theksuar se Europa duhet të shmangë vështrimin ndaj emigrantëve si një ‘kërcënim të sigurisë’.
William Lacy Swing ishte në Berlin në kohën kur kancelarja gjermane Angela Merkel po përballet me një presion të madh mbi politikën e saj të dyerve të hapura, transmeton Kosovanews.
Gjermania ka regjistruar rreth 1.1 milionë njerëz si azilkërkues, përderisa shumë vende të Bashkimit Europian ngurrojnë të pranonjë refugjatët në vendet e tyre.
Swing për AP tha se Merkel dhe gjermanët në përgjithësi meritojnë ‘lëvdata të mëdha, pasi kanë pranuar një numër të madh refugjatësh’.
Ai ka theksuar se ngjarjet në Këln ishin një incident i tmerrshëm, por ka theksuar se nuk duhet parë të gjithë emigrantët si kërcënim për sigurinë.
Ngjarjet në Këln, një varg i plaçkitjeve dhe sulmeve seksuale, ku kryesisht u fajësuan disa azilkërkues, kanë nxitur ndjenjën më të madhe anti-emigracion në Europë, që pas sulmeve të Parisit, transmeton Kosovanews.
“Ne nuk duam tani, për shkak të asaj që ndodhi në Paris dhe në Këln, të identifikojë refugjatët dhe emigrantët si kërcënim për sigurinë,” tha ai.
“Ne duhet të gjejmë një mënyrë dhe e di mirë se Gjermania është duke u përpjekur për një gjë të tillë. Ne duhet të japim një argument bindës për njerëzit, që t’ua sqarojmë se migrimi historikisht ka dhënë një forcë pozitive në jetën e shumë vendeve,” ka shtuar ai.
Swings ka vërë në dukje se Shtetet e Bashkuara janë ndërtuar mbi kurrizin, talentin dhe trurin e emigrantëve.
IOM-i ka theksuar se 23,664 emigrantë që kanë arritur në Europë nga deti vetëm në fillim të vitit 2016, ndërkaq, në vitin e kaluar kanë arritur më shumë se 1 milionë njerëz./Kosovanews