Lajmet e fundit

Kreu mysliman i Shqipërisë mallkon terroristët

“Nuk është mirë të mallkojmë ne myslimanët, por nëse duam të bëjmë një mallkim duhet të mallkojmë terroristët dhe mbi të gjitha ata që i përdorin terroristët për qëllimet e tyre keqdashëse”.

Kështu ka deklaruar kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, të martën në Shkodër, gjatë një aktiviteti përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit, xhamia e parë e rihapur pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri.

Ndërsa myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, që e ka lindur një nënë e besimit katolik, këngëtarja e njohur e viteve 80, Violeta Zefi, në nderim të viktimave të panumërta të terrorizmit lexoi disa versete Kur’anore për shpirtrat e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published.