Analisti politik, Behxhet Shala ka thënë se ideja e krijimit të një fronti të përbashkët opozitar për zgjedhjet e ardhshme mund të jetë opsion real.
Sipas tij, një gjë e tillë më së shumti do t’u konvenonte Nismës për Kosovën dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa do ta dëmtonte lëvizje Vetëvendosje.
Ndërkohë politologu Behlul Beqaj ka thënë për ‘Epokën e re’ se nuk është zgjidhje mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Po sipas tij, nuk është zgjidhje nëse pushteti i sotëm kalon në opozitë dhe reagon në mënyrën e njëjtë siç po vepron opozita sot.