Agjencia teknologjike DARPA, me sukses ka testuar protezat e gjymtyrëve që kanë ndjesi reale.
Hulumtuesit e kësaj agjencie kanë krijuar një dorë artificiale që i jep pothuajse një ndjesi natyrale në prekjet shkruan “The Register”.
Pacientët ishin në gjendje që të tregonin me saktësi se cilin nga gishtat shkencëtarët po preknin, madje edhe kur i prekshin më tepër pjesë të dorës artificiale.
Çelësi kryesor i këtij eksperimenti ishte që të shtuar ndjesinë në dorë përmes një presioni në motorët çift rrotullue, që e dërgojnë sinjalin në tru, çdo herë që dora prekë diçka, ajo ka dërguar sinjale elektrike që ka ndjesinë shumë të përafërt që ndjejmë në mish dhe eshtra.
Ka ende shumë punë që kjo pajisje të bëhet komplet funksionale, por është në rrugën e duhur që të krijohet një protezë e tillë.
Censorët aktual nuk e mbulojnë gjithë dorën, dhe nuk kanë ndjesi ndaj temperaturës apo faktorëve të tjerë kur kap ndonjë objekt. Ky është një nga projektet më të mëdha sa i përket njerëzve të paralizuar dhe atyre që amputohen.
Menaxheri i projektit të protezave në DARPA, Justin Sanchez është optimist për këtë projekt, pasi është kompletuar testimi i parë.
“Ne kemi përfunduar qarkun e parë. Duke instaluar shqisën e të prekurit në dorën mekanike që lidhet direkt me tru, kemi treguar se potenciali bio-teknologjik mund të jetë shumë afër funksionit natyral”, është shprehur Sanchez.