Shakoor Arline, 25 vjeçar dhe nëna e pesë fëmijëve Lisa Smith 32 vjeçare, ishin së bashku në ulëset e mbapme të veturës, kur çifti u godit për vdekje nga dikush që hapi dyert e veturës dhe i gjuajti me armë zjarri me nëntë të shtëna, kryesisht duke i gjuajtur në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në Filadelfia, kur punëtorët e mirëmbajtjes gjeten trupat e tyre të mërkurën pasdite pranë “Lemon Hill”një ndërtesë historike në Parkun Fairmount të qytetit.
Airline ishte i zhveshur ndërsa Smith ishte vetëm pjesërisht e veshur, njoftoi NBC Filadelfia.
Arline dhe Smith u takuan në punë gjatë një pune të mëparshme dhe ishin duke u takuar me njëri-tjetrin që dy vjet. Por që të dy ishin gjithashtu edhe në marrëdhënie me njerëzit e tjerë, shkruan Dailymail.
Zona ku ata u gjetën njihet edhe si një korsi e të ” dashuruarve ‘. Policia thotë se dikush e dinte se ata ishin në park në atë kohë dhe padyshim ka pasur një çështje me këtë.
Sipas tyre asgjë nuk është marr, andaj rasti nuk mund të quhet grabitje, transmeton lajmi.net.
“Nëntë të shtëna, në drejtim ë tyre, të gjitha prej tyre janë gjuajtur në kokën e të dy viktimave, kështu që duket të jetë më shumë si një krim i pasionit “, tha një zyrtar policor./lajmi.net